Dita Ndërkombëtare e Gruas rikthen në vëmendje sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen gratë në Kosovë, veçanërisht sa i përket përfshirjes së tyre në pozita vendimmarrëse. Aktivistët për barazi gjinore vlerësojnë se progresi në këtë drejtim mbetet i ngadalshëm dhe shpesh i kufizuar vetëm në kuota minimale.
Sipas tyre, hapësira për gratë në institucionet dhe strukturat vendimmarrëse vazhdon të jetë e vogël, ndërsa përparimi përtej nivelit të kërkuar me ligj mbetet i rrallë.
Gratë në Kosovë, me ‘cikërr’ shpërblehen me pozita vendimmarrëse, sipas meritokracisë.
Edhe ky 8 Mars, gratë kosovare, sipas aktivisteve të barazisë gjinore, i gjen në situatë të palakmueshme, karshi hapësirës që u ofrohet, Adelina Tërshani, aktiviste, tha se përfaqësimi i grave ne pozita vendimmarrëse është i dobët.
Veç kuotes së detyrueshme të përfshirjes së grave që shkel 30 për qind, rrallë herë dilet përtej saj. Mungesë kjo që është vërejtur edhe në politikë, përpos sferave tjera.







