Pas përfundimit të shortit për fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, në Nyon është hedhur edhe shorti për raundin e 16-të të Ligës së Evropës, duke zbardhur përballjet që priten të zhvillohen në këtë fazë të garës.
Një nga ndeshjet më të spikatura është derbi italian mes Bologna dhe AS Roma, që konsiderohet përballja kryesore e këtij raundi. Interes të madh pritet të zgjojnë edhe takimet Lille OSC – Aston Villa si dhe VfB Stuttgart – FC Porto.
Në ndeshjet e tjera, Real Betis do të presë Panathinaikos, ndërsa SC Freiburg do të përballet me KRC Genk.
Gjithashtu, Olympique Lyonnais do të ketë përballë Celta Vigo, ndërsa FC Midtjylland do të ndeshet me Nottingham Forest.









