Një hotel në Angli ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve me një instalacion të jashtëzakonshëm festiv: një pemë Krishtlindjesh e ngritur nga 100,000 balona, që arrin në lartësinë e 25 metrave.
Pema, e vendosur jashtë Hotel and Spa Moor Hall në Sutton Coldfield, Birmingham, përmban një kupolë transparente që mbron balonat nga shpërthimi. Naomi Spencer, artiste tullumbacesh dhe pronare e Balloon Color Blending, e dizenjoi këtë strukturë unike si një mënyrë për të mbledhur fonde për bamirësi.
“Një projekt i tillë nuk është bërë kurrë më parë në Mbretërinë e Bashkuar. Shumë njerëz nuk kuptojnë shkallën e ndërtimit të një peme Krishtlindjesh me balona”, tha Spencer. Ajo shtoi se për realizimin ishte angazhuar një ekip i madh projektues: “Ne bashkuam 100,000 balona për të krijuar diçka magjike.”









