Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore të madhe në Leskovc, duke mundur Serbinë me rezultat 0-1.
Gol i vetëm dhe vendimtar u shënua nga hero i ndeshjes, Rey Manaj në minutën e 45+1, një realizim spektakolar që i dha skuadrës tri pikët.
Festa ka përfshirë qytete të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, si dhe komunitetet shqiptare në diasporë, duke shënuar një moment gëzimi të madh për tifozët. /Gjurmuesi/








