Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanton dronin tjetër me rreze veprimi 500 km

Inovacioni i epikës së Future Minds Academy, pas testimit të dronit “Skifteri K1”, po vazhdon të zhvillohet me ritme të shpejta.

Sipas drejtorit të kësaj akademie, Ridvan Aliu flotës ajrore së shpejti do t’i bashkohet droni i ri SKIFTER MIGA VTOL, një prototip i cili synon të avancojë misionet ajrore të tipit SWARM.

“Prototipi i parë pritet të testohet gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, në një nga shtetet e Bashkimit Evropian, dhe do të pajiset me lidhje SATCOM C2 për komandë dhe kontroll”, ka shkruar Aliu.

Specifikat e dronit SKIFTER MIGA VTOL përfshijnë:

Koha e fluturimit: 6 orë

Shpejtësia maksimale: 150 km/h

Kapaciteti i ngarkesës: 15 kg

Rrezja e veprimit: deri në 500 km (SATCOM C2 – kërkon aprovim qeveritar)

Lartësia maksimale: 6000 m

Roli: SWARM MISSION UAV

“Inovacioni i rinisë sonë nuk duhet të mbetet i fshehur”, ka shkruar Aliu, duke theksuar rëndësinë e zhvillimeve teknologjike të lidershipit të ri në fushën e aeronautikës.

Ky zhvillim vjen pak kohë pasi u publikuan pamje të aftësive të dronit “Skifteri K1” me rreze veprimi deri në 1000 km, testimi i të cilit u bë jashtë territorit të Kosovës.

Ky rezultat ka ngjallur interes të madh për teknologjinë dhe mundësitë e saj në fushën e mbrojtjes.

  • Të ngjashme:

    Samsung fiton çështjen gjyqësore kundër TCL për në Gjermani për reklamimin e televizorëve “QLED”
    • March 10, 2026

    Një përplasje ligjore mes dy prodhuesve të mëdhenj të teknologjisë është zhvilluar së fundmi në Gjermani, ku Samsung Electronics ka arritur të fitojë një proces gjyqësor ndaj kompanisë TCL. Çështja…

    Vazhdo lëximin...
    Osmani në pritje të Kushtetueses për caktimin e datës së zgjedhjeve
    • March 9, 2026

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen. Kjo u bë e ditur nga…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    Samsung fiton çështjen gjyqësore kundër TCL për në Gjermani për reklamimin e televizorëve “QLED”

    • March 10, 2026
    Samsung fiton çështjen gjyqësore kundër TCL për në Gjermani për reklamimin e televizorëve “QLED”

    Richard Grenell kritikon Osmanin dhe Kurtin: Ekip i tmerrshëm

    • March 10, 2026
    Richard Grenell kritikon Osmanin dhe Kurtin: Ekip i tmerrshëm