Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vendosur që festat e Krishtlindjeve t’i kalojë larg Parisit, duke udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të qenë pranë trupave franceze të dislokuara atje.
Gjatë vizitës së tij, Macron mori pjesë në stërvitje ushtarake dhe u bashkua me ushtarët për një vakt të përbashkët në bazën ajrore Al Dhafra, një nga pikat strategjike ku Franca ka prani ushtarake.
“Është një nder i madh për mua të ndaj këto momente me ushtarakët tanë”, shkroi ai në X.
Vizita ka nxitur edhe spekulime politike, me disa që pyesin nëse kjo lëvizje e presidentit francez përfaqëson një lloj gare simbolike me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance.









