Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë nxitur reagim edhe nga udhëheqësit e Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të Iranit ndaj këtij shteti.
Ajo ka dënuar këto veprime, duke i cilësuar si kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe riafirmojmë angazhimin tonë për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme”, ka shkruar ajo.







