Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e saj me qytetarët e Spanjës pas një aksidenti tragjik hekurudhor në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 39 persona.
Përmes një postimi në X, Osmani gjithashtu uroi shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Ajo e konsideroi ngjarjen si një lajm të dhimbshëm dhe i dërgoi ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre.
“Ngushëllimet tona të sinqerta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe urimet tona për shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve. Kosova solidarizohet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë”, shkroi presidentja Osmani, duke treguar përkushtimin e saj për të qëndruar pranë popullit spanjoll në këtë moment tragjik.







