Osmani: Pavarësia e Kosovës është realitet falë sakrificave të UÇK-së

  • Lajme
  • February 17, 2026

Në ceremoninë qendrore për 18-vjetorin e Pavarësisë, e organizuar në vendin ku po zhvillohet parakalimi i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani theksoi se Republika e Kosovës lindi nga sakrifica dhe qëndresa e popullit të saj.

Ajo kujtoi se pikërisht në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë monumentit “Newborn” dhe pranë monumentit “Heroinat”, po shënohet ky përvjetor i rëndësishëm i shtetësisë.

“Mblidhemi këtu sepse historia na ka ftuar pikërisht në këtë vend. Këtu në këtë vend qëndron monumenti ‘Newborn’, shenja identifikuese e shtetit tonë, i cili dha fundin e shumëpritur se Kosova ishte bërë shtet. Në këtë përvjetor domethënës jemi në rrugën ‘Luan Haradinaj’, e cila mban emrin e një luftëtari të shquar, një heroi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një emër që na kujton se ky shtet u ndërtua nga guximi i atyre që zgjodhën të mos heshtin përballë padrejtësisë. Gjaku i tyre qëndron në themelet e shtetit tonë të pavarur e sovran. Pak metra nga këtu qëndron monumenti ‘Heroinat’. Një kujtesë e fuqishme, por edhe e dhimbshme, për afër 20 mijë gra të dhunuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë gjatë luftës së vitit ’98-’99. Ai monument na kujton se plagët që lufta la pas, dhimbjet që nuk shihen gjithmonë por që jetojnë gjatë në ndërgjegjen tonë kolektive, nuk do të harrohen kurrë. Na kujton se liria ka çmimin më të lartë dhe se drejtësia për mijëra të vrarë, përfshirë edhe fëmijë, mbetet një obligim i përhershëm i yni. Prandaj sot, në këtë hapësirë ku lindja e shtetit, sakrifica e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe plagët e luftës qëndrojnë bashkë në një vend, kujtojmë përpjekjen e brezave që u vulos pikërisht në shkurt të vitit 2008. Para 18 vitesh Kosova u shpall shtet, por shumë përpara asaj dite, Kosova kishte fituar lirinë. Sot para jush qëndron një republikë 18-vjeçare, e lindur nga sakrifica, e ushqyer nga qëndresa dhe e fortifikuar nga shpirti i popullit të saj, nga secili prej jush. Kosova është shtet i lirë, i papërkulur, i vendosur për ta mbrojtur lirinë e vet”, tha Osmani.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës