Organizatat ukrainase: Aktiviteti i paramilitarëve serbë rrezikojnë Ballkanin

  • Lajme
  • December 16, 2025

Gazeta britanike “The Telegraph” ka ngritur shqetësimin se një grup paramilitarësh serbë është bashkuar me forcat ruse në konfliktin për “marrjen e territoreve të Ukrainës”, duke ngritur dyshime edhe për rritjen e tensioneve në rajonin e Ballkanit.

Vadim Chernysh, drejtor ekzekutiv i Këshillit Drejtues për Studime dhe Siguri në Ukrainë, i cili ndodhet këto ditë në Kosovë, thotë se këto grupe kanë në përbërje njerëz me përvojë ushtarake. “Për shembull kemi çetnikë, jo për Ukrainën, por për Rusinë, si pjesëtarë të forcave ruse, të cilave u ndihmojnë për të pushtuar vendin tonë, për të luftuar Ukrainën. Njëkohësisht ata kanë përvojë relativisht më shumë se një armatim të sofistikuar, dhe pas rikthimit në Serbi, në Ballkan, ata do të marrin këtë përvojë me vete. Ata janë rrezik për krejt Ballkanin për mendimin tim. Për më tepër ata kanë bazë të përbashkët ideologjike – Bota Ruse, civilizimi rus, Serbia është pjesë e kësaj, kanë një lloj “miqësie” do të thosha, por qëllimi është që të kërcënojnë stabilitetin në krejt Evropën. Pra ata janë kërcënim për krejt Evropën, dhe mund të udhëhiqen nga inteligjenca dhe forcat ruse të sigurisë këtu në Ballkan”, ka thënë Chernysh.

Drejtori i Institutit për Politika Botërore, Yevhen Mahda, ka shtuar se këta paramilitar serbë po paguhen nga Rusia. “Mendoj që qytetarët serb kanë disa arsye për të marrë pjesë në armatën pushtuese ruse në luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Mendoj që arsyeja e parë janë paratë sepse Rusia preferon të ftojë qytetarët e huaj dhe të ketë kontakte me qytetarë nga shumë vende të huaja. “Stuhitë e mishit” janë aktivitete ushtarake që mund të krijojnë probleme të mëdha në shoqërinë ruse. Arsyeja e dytë është të marrin përvojën ushtarake për t’u përgatitur për një luftë tjetër apo për t’u bërë, për shembull, nuk është emër origjinal, por një lloj aktiviteti për gardë e presidentit Putin. Dhe arsyeja e tretë është mendimi perandorak për vëllazërinë sllave mes Rusisë dhe Serbisë”, është shprehur Mahda.

Nga ana tjetër, drejtori i QKSS-së, Mentor Vrajolli, potencoi se Rusia po i përdor këto grupe që në rast se e humb Ukrainën, të ndezë tensione në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. “Kjo afërsi nuk është për tu çuditur, interesi i Rusisë gjithmonë ka qenë që në rast të një fitoreje në luftën në Ukrainë të ketë përpjekje për zgjerimin e influencës së saj, kështu që këto elemente kanë qenë kërcënim potencial, por në anën tjetër në rast se lufta në Ukrainë do të sfidohej, njëra nga qasja e tyre ka qenë dhe mbetët që të ndezin konflikte të tjera në Evropë që një pjesë e Evropës të bartët në kriz a të ndryshme”, ka thënë Vrajolli.

Ai shtoi se vëmendja duhet të mbetet në katër komunat veriore, për çka nuk duhet të ketë lëshime as nga ana e KFOR-it, të cilët janë përgjegjës për kufirin midis Kosovës dhe Serbisë. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës