Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se sistemi shëndetësor po përballet me sfida serioze përballë rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve me sëmundje malinje.
Në reagimin e saj, kjo shoqatë vë në dukje se, pavarësisht kërkesës së lartë për trajtime dhe kujdes onkologjik, disa specialistë të rinj të kësaj fushe ende nuk janë punësuar në institucionet publike shëndetësore.
Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për situatën aktuale të shërbimeve onkologjike në vend, në një kohë kur numri i pacientëve me sëmundje malinje po rritet nga viti në vit.
Sipas kësaj shoqate, pavarësisht nevojës së madhe për shërbime onkologjike dhe ngarkesës së vazhdueshme në sistemin shëndetësor publik, disa specialistë të rinj të onkologjisë vazhdojnë të mbeten pa mundësi punësimi në institucionet publike.
Kështu kjo shoqatë vlerëson se çdo specialist i papunësuar përfaqëson një mundësi të humbur për diagnostikim më të shpejtë, trajtim më të personalizuar dhe përmirësim të përgjithshëm të kujdesit për pacientët me sëmundje malinje në Kosovë.
“Aktualisht, aplikimi i kimioterapisë dhe radioterapisë në nivel vendi realizohet kryesisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjë që krijon ngarkesë të madhe për sistemin dhe shpeshherë rezulton me vonesa në trajtimin e pacientëve”, thuhet në reagim.









