Kiev ka përjetuar mbrëmë sulme intensive me raketa dhe dronë nga forcat ruse, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ka konfirmuar se numri i të vrarëve në kryeqytet ka arritur në shtatë persona. Në këto sulme, 21 persona të tjerë u plagosën, përfshirë edhe një fëmijë, ndërsa ekipet e emergjencës shpëtuan 18 persona. /Gjurmuesi/







