Një vit i errët për gazetarinë: 67 gazetarë të vrarë në 12 muajt e fundit

Viti 2025 është përshkruar si një ndër më të rrezikshmit për gazetarët në mbarë botën, sipas raportit të fundit të organizatës Reporterët pa Kufij. Gjatë 12 muajve të fundit, 67 profesionistë të mediave janë vrarë si pasojë e punës së tyre, duke reflektuar rritjen e dhunës ndaj gazetarëve nga grupet ushtarake, paramilitare dhe krimi i organizuar.

Raporti thekson se shumica e viktimave, të paktën 53, janë vrarë nga konflikte dhe rrjete kriminale. Pothuajse 43 për qind e këtyre gazetarëve u vranë në Gaza nga forcat e armatosura izraelite. Në Ukrainë, sipas raportit, ushtria ruse vazhdon të shënjestrojë gazetarët vendas dhe të huaj. Vetëm dy gazetarë të huaj humbën jetën gjatë vitit: fotoreporteri francez Antoni Lallican në Ukrainë dhe gazetari nga Salvadori Javier Hercules në Honduras, ku jetonte prej një dekade. Të gjithë të tjerët u vranë në vendet e tyre.

Sudani është shndërruar në një tjetër zonë shumë të rrezikshme për gazetarët, ndërsa në Meksikë grupet e krimit të organizuar janë përgjegjëse për shumicën e vrasjeve, duke e bërë këtë shtet të dytin më të rrezikshëm në botë për profesionistët e mediave. Aktualisht, 503 gazetarë janë arrestuar në mbarë botën, me Kinën dhe Rusinë në krye të listës, ndërsa Mianmari renditet i treti.

Raporti identifikon gjithashtu 135 gazetarë të zhdukur në 37 shtete, përfshirë pesë nga Kosova që nga lufta e vitit 1998-99. Po ashtu, 20 gazetarë mbahen peng, kryesisht burra, në shtete si Jemeni, Siria dhe Mali, me rebelët Huthi përgjegjës për pengmarrjet në Jemen.

Për herë të parë, raporti përfshin edhe sulmet fizike ndaj gazetarëve. Në Serbi, pas protestave kundër korrupsionit, profesionistët e mediave kanë përjetuar të paktën 98 sulme, shumica nga policia, duke reflektuar një klimë të vështirë për lirinë e shtypit. Në Novi Sad, 16 persona humbën jetën nga shembja e një strehë, ngjarje që nxiti protesta studentore.

Indeksi vjetor i lirisë së shtypit tregon se Kosova shënoi rënien më të madhe, duke u renditur e 99-ta nga 180 shtete, duke qenë më keq se të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Mali i Zi renditet më lart në rajon, ndërsa Serbia zë vendin e 96-të. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës