Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku një person ka ndërruar jetë gjatë kryerjes së punës në një objekt ndërtimi.
Sipas informatave zyrtare, incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur punëtori ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte. Si pasojë e plagëve të marra, 43-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve.
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me rastin, Flora Ahmeti nga Policia në rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.







