Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Prishtinë, ku një person është gjetur i vdekur në lagjen “Velania”.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “Ymer Prizreni”, ku ekipi ka konstatuar se viktima, mashkull, ishte pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Disa media raportojnë se viktima është një 42-vjeçar dhe dyshohet për mbidozë, por Policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë pretendim. /Gjurmuesi/







