Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas hetimeve disa mujore mbi dyshime për parregullsi në një procedurë prokurimi publik në rajonin e Gjilanit.
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se operatori ekonomik i përfshirë kishte paraqitur dokumente që nuk përputheshin me kërkesat ligjore të prokurimit, ndërsa disa dokumente dyshohet se ishin të pasakta ose të falsifikuara me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.
Veprimet hetimore kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Mashtrim në prokurimin publik”. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është ndaluar për 48 orë. /Gjurmuesi/







