Një rast zjarri është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Greme të Ferizajt, ku një objekt mobilerie është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35 dhe ka mobilizuar ekipet emergjente.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga incidenti nuk është raportuar për persona të lënduar. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur shkakun e zjarrit dhe as vlerën e dëmit material.
Në vendngjarje kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit si dhe ekipet e KEDS-it.
Zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar me sukses nga zjarrfikësit. /Gjurmuesi/







