Hetimet për parregullsi të mundshme në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit janë zgjeruar edhe në komunën e Gjilanit, ku organet e drejtësisë kanë nisur veprime konkrete lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu, i cili ka bërë të ditur se aktualisht autoritetet janë duke zhvilluar intervistime në kuadër të këtij rasti.
“Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit”, tha ai shkurt.
Ndërkohë, raste të ngjashme janë evidentuar edhe në komuna të tjera të vendit. Deri më tani, në Prizren, Mitrovicë dhe Malishevë janë arrestuar dhe ndaluar komisionerë zgjedhorë, nën dyshimet për manipulime me vota.
Po ashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në komunat Podujevë, Pejë dhe Obiliq.







