Nga 1 janari hyn në fuqi ligji që po shqetëson bizneset

Nga 1 janari pritet të nisë zbatimi i normës progresive të tatimit në pronë, një ndryshim ligjor që sipas përllogaritjeve mund të rrisë ndjeshëm barrën fiskale për pronat komerciale. Bizneset paralajmërojnë se tatimi në pronë mund të shtrenjtohet deri në 200 apo edhe 300 për qind, duke e bërë edhe më të vështirë ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka theksuar se ky ligj vjen në një moment të papërshtatshëm për sektorin privat. “Mes shumë sfidave që ka kaluar biznesi, sfidë e radhës është edhe kjo, ligji i ri për tatimin në pronë që rrezikon bizneseve t’u rritet tatimi në pronë deri në 200-300%…”, tha Rafuna.

Qeveria kishte vendosur që në vitin 2024, përmes Ligjit për buxhetin, të shtyjë zbatimin e ligjit të ri për tatimin në pronë deri në janar të vitit 2026. Arsyeja e dhënë nga Ministria ishte mosfunksionalizimi i sistemit që bën përllogaritjet e reja të tatimit.

Megjithatë, ish-ministri i Financave, Haki Shatri, paralajmëron se shtyrja e vazhdueshme e ligjit sjell pasoja dhe pasiguri për bizneset. “Këta atë vit e shtynë ligjin përmes ligjit për buxhetin, dihet që atëherë kanë pasur 51% dhe ajo arroganca e numrave edhe ndodhi qysh ndodhi u prolongua. Tash prapë përmes ligjit për buxhetin në një nen të veçantë kanë vendosë me e shty, por, zvarritja që bënë në mosfromimin e institucioneve dhe shkuarja sërish në zgjedhje rrezikon që bizneset kësti i parë i tatimit në pronë t’i prekë me dyfish apo trefish më shtrenjtë bizneset…”, tha Shatri.

Aktualisht, shkalla tatimore për pronat komerciale është 0.17% e vlerës së pronës. Me skemën progresive, komunat do të kenë mundësi që të aplikojnë tatim nga 0.10% deri në 1% të vlerës së pronës.

Kjo do të thotë se një pronë biznesore me vlerë 7 milionë euro, e cila deri tani ka paguar rreth 12 mijë euro tatim, me normën progresive do të paguante mbi 26 mijë euro. Ndërkohë, për pronat me vlerë mbi 100 milionë euro, tatimi minimal do të arrijë rreth 600 mijë euro.

Në këtë situatë, shqetësimi kryesor i komunitetit të biznesit lidhet me mungesën e institucioneve funksionale që do të mund të adresonin këtë çështje. “Rreziku është që s’ka institucione dhe ligji do të hyjë në fuqi pa pasur mundësi të ndërrohet…”, tha Kushtrim Ahemti nga Dhoma e Tregtisë.

Sipas përfaqësuesve të bizneseve, tatimi progresiv në pronë, i cili rrit barrën fiskale deri në 200%, pritet të ketë ndikim negativ edhe te investitorët e huaj, për të cilët vlerësohet se Kosova ka nevojë të madhe.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës