Në Vlorë është zhvilluar ceremonia zyrtare për shënimin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku tradita e ngritjes së flamurit kombëtar u krye në praninë e autoriteteve më të larta të vendit dhe të Kosovës.
Në këtë aktivitet morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si edhe kryeministri Edi Rama, të cilët u bashkuan në ceremoninë që simbolizon një nga momentet më të rëndësishme historike për shqiptarët.
Përveç liderëve shtetërorë, në shesh ishin mbledhur edhe shumë qytetarë, të cilët morën pjesë në aktivitet, duke e kthyer ceremoninë në një festim të përbashkët të Pavarësisë. /Gjurmuesi/







