Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon ende, në përputhje me vendimet e marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vendvotimet e kontestuara.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, nga nisja e këtij procesi të martën, më 13 janar 2026 në orën 18:00, e deri të premten, më 23 janar 2026 në orën 16:00, janë rinumëruar mbi 52 për qind e vendvotimeve, konkretisht 1,342 nga gjithsej 2,557.
Të njëjtat të dhëna tregojnë se rinumërimi ka përfunduar plotësisht në 21 komuna, ndërsa për pjesën tjetër procesi vazhdon sipas planifikimit të KQZ-së.







