Kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se një defekt i shfaqur në rrjetin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit.
Sipas njoftimit të kompanisë, problemi është identifikuar në një gyp me diametër fi 150 në rrugën “Musa Zajmi”, i cili ka ndikuar në furnizimin e disa lagjeve dhe rrugëve përreth. Zonat e prekura përfshijnë rrugën “Musa Zajmi”, rrugën “Mbretëresha Teutë” dhe rrugët anësore që lidhen me këto akse kryesore.
Ekipet teknike të KRU “Gjakova” ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur. Kompania u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për këtë ndërprerje deri në përfundimin e punimeve.






