NATO-ja përfshin Kosovën në diskutimet strategjike për Korridorin 8

  • Lajme
  • February 13, 2026

Në Bruksel, gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, Korridori 8 u njoh zyrtarisht si pjesë e infrastrukturës strategjike të Aleancës. Ky vendim e pozicionon këtë aks – nga porti i Durrësit deri në Detin e Zi – si korridor sigurie për mbrojtje kolektive dhe krijon mundësi të reja bashkëpunimi edhe për Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, e cilësoi këtë zhvillim si të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe rolin e Shqipërisë në planifikimin e operacioneve të NATO-s.

“Të ardhmen e operacioneve ku Shqipëria bën pjesë dhe veçanërisht operacioni i KFOR-it në Kosovë, po vlerësohet rritja e kapaciteteve. Shqipëria do rrisë kapacitetet e saj dhe përfshirjen e saj në këtë mision, përfshirë dhe për herë të parë me forcën e saj ajrore, ndërkohë që në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komandën amerikane në Evropë, po bëhen të gjitha rivlerësimet e nevojshme për të ardhmen e këtij misioni, çka përbën edhe një okazion shumë të mirë për Qeverinë e re të sapozgjedhur në Kosovë që të rris bashkëpunimin cilësor dhe gjithnjë e më të ngushtë me Aleancën”, deklaroi Vengu.

Ai theksoi gjithashtu se vendet anëtare po rrisin investimet dhe po ristrukturojnë industrinë ushtarake.

“Pika e tretë e bisedimeve i kishte të bënte me mënyrën se si të gjitha vendet aleate jo vetëm po rrisin investimet në mbrojtje, por po ristrukturojnë mënyrën se si industria ushtarake fillon dhe të gjenerojnë më shumë kapacitete”, shtoi ai.

“Shqipëria e ka nisur me vendosmëri këtë rrugë dhe po çdo ditë po krijojmë kapacitete të reja për sa i përket industrisë tonë me disa kontrata të lidhura dhe disa kontrata me negocim e sipër, të gjitha këto elementë u mirëpritën nga mbarë aleatët, ndërkohë që së bashku me kolegët tanë turq dhe me Sekretariatin këtu në Bruksel, skuadrat tona kanë filluar të përgatisin Samitin e Tiranës në vitin dy mijë e njëzet e shtatë”, shtoi Vengu.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës