Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorë dhe anëtarë të Kryesisë së BIK-ut, ka qëndruar në Prekaz.
Gjatë vizitës, ata ndalën në varrezat e familjes Jashari, ku përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, të udhëhequr nga Myftiu, kënduan nga një Fatiha, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’i ketë mëshiruar me mëshirën e Tij dhe t’i pranojë si dëshmorë.







