Elon Musk ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetin social X me një postim të fundit lidhur me paratë dhe lumturinë.
Në thënien e tij të famshme, Musk shkroi: “Kushdo që tha ‘paratë nuk mund ta blejnë lumturinë’ e dinte vërtet për çfarë po fliste”. Ky koment nxiti reagime të ndryshme, ku disa përdorues ranë dakord me idenë e tij, ndërsa të tjerë e trajtuan me humor.
Një përdorues pyeti me ironi: “Pra, nuk je i lumtur?”, ndërsa një tjetër bëri shaka: “Më jepni 1 miliard dollarë”.
Sipas Forbes, Musk është tani personi i parë në botë me një pasuri prej 800 miliardë dollarësh ose më shumë, pas blerjes nga SpaceX e kompanisë së tij xAI.









