Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se vendi rrezikon humbje të konsiderueshme financiare nëse Kuvendi nuk voton sot ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ai theksoi se bëhet fjalë për mbi 200 milionë euro që mund të humbasin përgjithmonë, përfshirë 88 milionë euro nga plani i rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet e parapara me Bankën Botërore.
Sipas ministrit, ky proces varet nga sigurimi i 80 votave në Kuvend, numër i domosdoshëm për ratifikimin e marrëveshjeve të këtij tipi. /Gjurmuesi/









