MPJD njofton se rreth 1 mijë qytetarë të Kosovës janë në Lindjen e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e Kosovës që ndodhen në vendet e Lindjes së Mesme, përmes misioneve diplomatike, me qëllim të vlerësimit të gjendjes së tyre dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme.

Sipas të dhënave më të fundit, në Izrael ndodhen 21 qytetarë të Kosovës, në Arabinë Saudite 331 qytetarë, në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 qytetarë rezidentë dhe 70 turistë, në Katar 75 qytetarë, në Kuvajt rreth 60 qytetarë, në Bahrein 4 qytetarë dhe në Oman 2 qytetarë.
“Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka bërë të ditur MPJD.

Ministria po koordinon me autoritetet e shteteve përkatëse për të identifikuar opsionet më të sigurta për evakuimin e qytetarëve, nëse kjo bëhet e nevojshme. Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se kufijtë tokësorë me Omanin mbeten të hapur dhe janë të disponueshme disa opsione fluturimi nga Rijadi drejt Frankfurtit dhe nga Xheda drejt Prishtinës. Autoritetet lokale të rajonit rekomandojnë që në këtë fazë të mos ndërmerren udhëtime, pasi çdo udhëtim bëhet me përgjegjësi individuale për shkak të situatës së paparashikueshme.

MPJD ka dhënë edhe disa udhëzime për qytetarët që ndodhen atje: të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mbajnë kontakt të rregullt me përfaqësitë diplomatike.

Për çdo nevojë urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe: +971 547092109

Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael: +972 586 340450

Ambasada e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite: +966 537508835

Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar: +974 5055 9453.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e angazhuar maksimalisht për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari të Republikës së Kosovës dhe do të vazhdojë të informojë rregullisht për çdo zhvillim të ri”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës