Një organizatë jofitimprurëse që kujdeset për qentë në zonën e Çernobilit në Ukrainë po përpiqet të zgjidhë misterin se pse disa prej qenve janë bërë “plotësisht të kaltër”.
Organizata “Dogs of Chernobyl”, e cila është e lidhur me organizatën bamirëse “Clean Futures Fund”, tha se punëtorët po përpiqeshin të kapnin qen për t’i sterilizuar në zonën e Çernobilit kohët e fundit kur vunë re qentë me ngjyrë të pazakontë.
“Jemi në terren duke kapur qen për sterilizim dhe hasëm tre qen që ishin plotësisht të kaltër”, tha organizata.
“Nuk jemi të sigurt saktësisht se çfarë po ndodh.”
Banorët vendas thanë se qentë nuk kishin qenë të kaltër një javë më parë.









