Procesi zgjedhor për 28 dhjetorin ka marrë një hap tjetër përpara, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka finalizuar formatin e fletëvotimit që do të përdoret nga qytetarët që votojnë jashtë vendit. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.
Gjatë diskutimeve u theksua se për vendvotimet brenda Kosovës do të përgatitet një fletëvotim i veçantë. Ky i fundit do të miratohet vetëm pasi të përfundojë sqarimi përfundimtar lidhur me gjuhët që duhet të përfshihen në të.
Në dokumentin e aprovuar për votimin jashtë vendit janë përfshirë të gjitha subjektet politike, në përputhje me renditjen e përcaktuar nga shorti i të njëjtës ditë.
Fletëvotimi përfshin gjithsej 24 subjekte pjesëmarrëse në zgjedhje: 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat të pavarur. /Gjurmuesi/







