Asambleja komunale e kryeqytetit ka dhënë dritën jeshile për buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2026. Vendimi është marrë në një seancë të jashtëzakonshme, pas diskutimeve ndërmjet asamblistëve.
Pas përfundimit të debatit, buxheti u miratua me 33 vota pro, tetë kundër dhe asnjë abstenim, duke siguruar shumicën e nevojshme për aprovimin e tij.
Sipas vendimit të Kuvendit Komunal, buxheti i Prishtinës për vitin 2026 kap vlerën mbi 151 milionë euro, të cilat do të shfrytëzohen për funksionimin dhe projektet e komunës gjatë vitit të ardhshëm.









