Pas kërkesës së mësueses Marigona Kastrati drejtuar Komisionit të Pavarur për Media, për të dhënë versionin e saj lidhur me hulumtimin e transmetuar më 3 nëntor në “Kiks Kosova”, ndonëse Kastratit i ishte dhënë mundësia edhe më herët nga vetë gazetarja Arbenita Ilazi, ajo gjatë ditës së sotme iu përgjigj “Kiks Kosovës”, duke thënë se, për arsye personale, nuk mund të japë intervistë, por do të kontaktojë për një datë tjetër.
Adresa e “Kiks Kosova”, ashtu si për çdo palë tjetër, mbetet e hapur në çdo kohë që secili person i përfshirë në hulumtim të japë versionin e vet për storien.







