Mbrojtja e Jakup Krasniqit kërkon pafajësi në fjalën përfundimtare në Hagë : S’ka prova për akuzat e pretenduara

  • Lajme
  • February 13, 2026

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur paraqitja e fjalës përfundimtare të mbrojtjes për Jakup Krasniqin. Avokatja Venkateswari Alagendra i kërkoi trupit gjykues që ta shpallë atë të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Gjatë paraqitjes së saj, Alagendra argumentoi se shumë nga pretendimet e përmendura në raporte të mëhershme kanë qenë, sipas saj, të ekzagjeruara dhe nuk kanë rezultuar në akuza konkrete. Ajo theksoi se në këtë proces nuk ka asnjë akuzë për trafikim organesh dhe se raportet e përmendura nuk përmbajnë pretendime për vepra penale të kryera nga Krasniqi.

“Shumë prej pretendimeve hiperbolike të përfshira në atë raport nuk kanë çuar në ngritjen e akuzave. Siç e dini, nuk keni asnjë akuzë për trafikim organesh këtu para kësaj gjykate, dhe ky raport nuk përfshin asnjë pretendim për vepër penale të kryer nga Jakup Krasniqi. Një gjë është e qartë, para pesë vitesh, Jakup Krasniqi është arrestuar dhe i është hequr liria. Ai ka qëndruar në objektin e paraburgimit për 1,126 ditë, larg bashkëshortes së tij, katër fëmijëve dhe njëmbëdhjetë nipërve e mbesave. Ne me respekt parashtrojmë që ju, i nderuar gjykatës, të merrni vendim pafajësie për të gjitha akuzat e ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’ju bëjmë thirrje që, duke u mbështetur në prova, ta shpallni të pafajshëm z. Krasniqin. Lejojeni këtë 75-vjeçar të kthehet te familja e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti pranë familjes”, tha Alagendra.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës