Shelby Martin ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pasi solli në jetë foshnjën e saj, duke thyer rekorde në Spitalin e Grave TriStar Centennial të Nashville. Foshnja lindi me prerje cezariane dhe peshonte 5.8 kg, duke surprizuar mjekët dhe infermierët.

Në një postim në TikTok, Shelby tregoi barkun e saj të madh para lindjes dhe më pas ndau momentet e para të Cassianit, duke shtuar me humor: “Kur njerëzit flasin për një fëmijë të madh… tani e di saktësisht çfarë do të thotë.” /Gjurmuesi/









