Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur një zhvillim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Slloveni.
Ajo njoftoi se Asambleja Nacionale e Sllovenisë ka miratuar ligjin që njeh patentë shoferët e Republikës së Kosovës. Në një postim në Facebook, Gërvalla e konsideroi këtë si një lajm të mirë për qytetarët kosovarë dhe mërgatën që jeton në Slloveni, duke shtuar: “Urime!”. /Gjurmuesi/







