LDK kritikon procesin për zgjedhjen e presidentit, Lushaku: Rrugë njëkahëshe dhe rrezik për zgjedhje të reja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit. Në një konferencë për media, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka vlerësuar se qasja aktuale po e mbyll mundësinë për kompromis politik dhe po e çon vendin drejt një situate të panevojshme.

“Si Lidhja Demokratike e Kosovës e kemi parë me shqetësim qasjen e re të këtij procesi edhe mbylljen e një mundësie që të gjendet ndonjë kompromis i cili do të përfaqësonte qytetarët, do t’i jepte zgjidhje politike, do të mënjanonte bllokadat sistematike institucionale edhe do t’i jepte qytetarëve një stabilitet politik. Kjo është një rrugë njëkahëshe, pa krye, është si me thënë drejtim drejt zgjedhjeve të reja, të cilat janë totalisht të panevojshme edhe e paraqet tendencën për t’i kapur institucionet kryesore politike në vend, çfarë e rrezikon edhe krejt sistemin demokratik të Kosovës. Prandaj, kjo në fakt me sot, po e shprehim indinjatën tonë. Kemi dhënë si parti gjithçka, kemi provuar që të jemi prezentë në dialogim, në diskutime, edhe kemi provuar që t’i japim zgjidhje vendit duke ofruar mundësinë e dialogimit nga ana jonë. Absolutisht e kemi dhënë kontributin tonë në dialog, në takime. Aty është insistuar që të sqarohet procesi, kemi dhënë gatishmëri që të japim edhe kontributin tonë për një marrëveshje politike, edhe për konsensus më të gjerë. Nuk është që një parti politike duhet të japë emra. Gjatë dialogut dalin emrat konsensualë atëherë kur definohen kriteret edhe ka pajtueshmëri mbipartiake për kriteret që duhet t’i ketë një president i vendit. Kështu që, po, absolutisht pajtohemi, i takon partisë më të madhe që i ka votat për të kontribuar edhe për të dhënë vizionet e saj, por gjithsesi ka pasur një dakordim që imponim të emrave njëanshëm nga një parti politike të mos ketë”, tha ajo.

Lushaku theksoi gjithashtu se emra konkretë nuk janë diskutuar deri më tani në kuadër të dialogut.

“Emrat vërtet shumë nuk janë diskutuar, për aq sa unë jam i informuar, prandaj nuk dëshiroj këtu që të jap edhe hipotetikisht situata. Tani ne do ta shqyrtojmë kandidaturën meqë është në fjalë, do të marrim qëndrim se çfarë do të jetë sjellja jonë brenda seancës, po deri në kohë, ose deri në momentin që nuk kemi pasur emra zyrtarisht, ne nuk mund të themi zyrtarisht se çfarë qëndrimi kemi për një person apo një tjetër”, tha ajo.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës