Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Arben Gashi, ish-deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në emisionin e sotëm do të flitet për zhvillimet e fundit në skenën politike, konkretisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 2 dhjetor.
Gjithashtu, me Gashin do të diskutohet për planet e LDK-së për këto zgjedhje, pritshmëritë, aderimet në këtë parti, si dhe për koalicionet paszgjedhore.
A do të ketë koalicion paszgjedhor LDK-NISMA?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.







