Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se Kuvendi i partisë për zgjedhjen e kryetarit do të mbahet më 31 janar, duke filluar nga ora 12:00. Njoftimi u bë përmes faqes zyrtare të LDK-së në Facebook.
Njoftimi i plotë i LDK-së, pa ndërhyrje:
Të nderuar delegatë të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Në bazë të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht Nenit 27 pika 1, si dhe vendimit të Kryesisë së LDK-së më datë 19 janar 2026, ju ftojmë të merrni pjesë në:
KUVENDIN E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, më 31 janar, nga ora 12:00, në Venus Hotel.
Pjesëmarrja juaj është thelbësore për garantimin e një procesi të rregullt, përfaqësues dhe dinjitoz, ashtu siç i ka hije Lidhjes Demokratike të Kosovës.







