LBK: Kosova humb miliona çdo ditë nga kriza institucionale

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka alarmuar për krizën e paprecedentë që sipas tyre po ndikon direkt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Mungesa e institucioneve funksionale dhe mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare po sjellin humbje të mëdha financiare, duke penguar transformimin e Kosovës në një ekonomi më konkurruese dhe të qëndrueshme, thuhet në komunikatën e lëshuar për media, transmeton Klankosova.tv.

“Sipas të dhënave të LBK-së, që nga fillimi i vitit 2024 deri në gjysmën e parë të vitit 2025, Kosova ka humbur rreth 600 milionë euro për shkak të pamundësisë për të përfituar fonde ndërkombëtare në sektorë kyç si mjedisi, energjia dhe kultura.

Në një kohë kur Ballkani Perëndimor po përfiton mbështetje financiare të avancuar nga Bashkimi Evropian, Kosova rrezikon të mbetet prapa, duke humbur mbi 60 milionë euro parafinancim, pjesë e paketës prej 880 milionë eurosh të Planit të Rritjes së BE-së. Këto fonde janë jetike për investime strategjike në infrastrukturë, energji, digjitalizim dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Ngërçi institucional ka bllokuar jo vetëm fondet nga BE-ja, por edhe:

90 milionë euro nga Banka Botërorembeten të ngrira për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit,

Besimi i bizneseve po dobësohet, investimet e huaja ngadalësohen dhe projektet buxhetore nuk po zbatohen.

LBK vlerëson se Kosova po humb mbi 1.2 milionë euro në ditë për shkak të krizës institucionale – një ngarkesë e rëndë për një ekonomi të brishtë dhe në fazë zhvillimi.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës i bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të veprojnë me përgjegjësi dhe urgjencë për t’i dhënë fund ngërçit institucional, i cili po dëmton rëndë shtetin dhe qytetarët.

Çdo ditë pa institucione funksionale është një ditë më shumë drejt regresit ekonomik, izolimit ndërkombëtar dhe humbjes së mundësive historike për zhvillim”, shkruhet tutje në njoftim.

  • Të ngjashme:

    Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
    • March 10, 2026

    Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

    Vazhdo lëximin...
    ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
    • March 9, 2026

    Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës