Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka arritur të sigurojë një vend në garën për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit 2025.
Ajo triumfoi në repasazh duke mposhtur austriaken Lubjana Piovesana me ‘waza-ari’.
Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Fazliu do të përballet me brazilianen Rafaela Silva. /Gjurmuesi/








