Kuvendi i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të propozuar nga Trumpi

Miratohet kërkesa për procedurë të përshpejtuar të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes. Kuvendi votoi me 80 vota pro dhe 22 kundër. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se është e domosdoshme që Komisioni për Evropën dhe Punët e jashtme të shqyrtojë projektligjin.

Ai theksoi se Komisioni do të mblidhet në sallën “Gerti Bogdani” për rreth një ore e 20 minuta. Sipas tij pas mbledhjes, seanca do te rinisë në orën 12 për vazhduar shqyrtimin dhe votimin e projektligjit. Peleshi më pas ndërpreu seancën e cila pritet të nisë në orën 12:00.

Seanca plenare në Kuvend është hapur me fjalën e kreu të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla e ka cilësuar ftesën për “Bordin e Paqes” një moment historik dhe pozitiv për Shqipërinë.

“Sot Kuvendi thirret të marrë një vendim me një kërkesë të veçantë politike e historike, që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës ku Republika e Shqipërisë dhe Rama kanë ftuar të jenë anëtar të Bordit të Paqes. Vlerësim i drejtpërdrejtë për rolin e Shqipërisë dhe një shënon një moment të pa precedent pozitiv ku Shqipëria shihet si faktor që ndikon në paqe, e jo më një shtet periferik. Trump e cilëson këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore si një qasje e re në ndërtimin e paqes, kudo ku sot ka konflikte, me një fokus të veçantë në Gaza. Jo më vëzhgues, jemi ftuar si bashkë themelues”, tha Balla, raporton “Shekulli”.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti pyetjen se pse është urgjente të shqyrtohet ky projekt ligj për Bordin e Paqes 12 orë pasi Këshilli i Ministrave e kaloi në Kuvend.

Sipas tij Kuvendi me kërkese të Këshillit te Ministrave mund te shqyrtojë dhe miratoje një projekt ligj me procedurë të përshpejtuar por jo më parë se një jave nga procedura e shqyrtimit.  Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi se Kushtetuta kështu e ka përcaktuar.

“Qytetarët e dëgjuan hartimin por nuk dëgjuan asnjë fjalë se ku qëndron nxitimi i Shqipërisë  për ta përmbyllur këtë proces sot. Në 10 minuta fjalë së për çfarë arsye dhe ku qëndron urgjenca e shqyrtimit e këtij projektligji me rëndësi historike tha kolegu. 140 deputetë duhet ta votojnë 12 orë në total pasi ka mbërritur nga Këshilli i Ministrave. Dëgjuat ndonjë argument? Nuk mund të vihet e të bëhet propagandë, nuk mund të talleni me ShBA e të dilni për arritjet historike kur para pak vitesh e keni quajtur presidentin e ShBA turpin e njerëzimit”, tha ai.

Bordi i Paqes

Bordi i Paqes do të krijohet si një organizatë ndërkombëtare me personalitet juridik ndërkombëtar, me mision promovimin e stabilitetit, rivendosjen e qeverisjes së ligjshme dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në territore të prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Aktiviteti i tij do të zhvillohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Relacioni thekson se pjesëmarrja e Shqipërisë në Bord përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë e vendit. Shqipëria parashikohet të ketë statusin e anëtarit themelues, çka i jep një rol aktiv dhe të barabartë në formësimin e vizionit, parimeve dhe arkitekturës vendimmarrëse të Bordit.

Qeveria argumenton se ky status rrit ndjeshëm profilin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe e pozicionon vendin si faktor stabiliteti dhe aktor paqeje, veçanërisht në proceset që synojnë zgjidhjen e konflikteve shumëvjeçare, përfshirë Lindjen e Mesme. Dokumenti e cilëson gjithashtu këtë zhvillim si konfirmim të partneritetit strategjik me ShBA.

  • Të ngjashme:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
    • March 10, 2026

    Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

    Vazhdo lëximin...
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
    • March 10, 2026

    Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës