Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Pas formimit të qeverisë së re, Hargreaves e uroi Kurtin për mandatin e ri.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, gjatë takimit “diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.”







