Kujtohet greva historike e minatorëve të Trepçës, Osmani: Ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit

  • Lajme
  • February 20, 2026

37 vjet më parë, rreth 1,300 minatorë të Trepçës u ngujuan në minierën e Stantërgut për të protestuar kundër shfuqizimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Serbisë.

Të premten, më 20 shkurt 2026, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi sakrificën e tyre si një kusht lirie, duke theksuar se rruga drejt lirisë kalon përmes guximit të atyre që nuk dorëzohen. Ajo shtoi se veprimi i minatorëve dridhi themelet e regjimit serb që promovonte pabarazi dhe diskriminim.

“Sot kujtojmë grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1,350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb. Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit. Me rezistencën e tyre, minatorët krijuan solidaritet e unitet popullor në mbarë Kosovën,” tha Osmani.

Në vitin 1989, minatorët e ngujuar në horizontet 850 metra thellë morën mbështetje të gjerë në Kosovë, si dhe nga sindikatat ndërkombëtare dhe ato të disa republikave të ish-Jugosllavisë. Ndërkaq, në Beograd u organizuan protesta kundër grevës.

Pas gjashtë ditësh urie, 180 minatorë përfunduan në spital, ndërsa rreth 50 të fundit u nxorën me forcë nga Stantërg dhe u arrestuan nga njësitë speciale të Policisë së Serbisë.

Një vit më vonë nisi përjashtimi i shqiptarëve nga vendet e punës dhe nga shkollat e universiteteve. Represioni serb gjatë viteve ’90 kulmoi më 1998-1999 me shpërthimin e luftës. Në historinë e Kosovës, greva e minatorëve të Trepçës mbetet një akt unik dhe i paharrueshëm i rezistencës dhe unitetit popullor.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës