Kriza energjetike rëndon bizneset, paralajmërohet rritje e re e çmimit të rrymës

Pasiguria në furnizimin me energji elektrike dhe çmimet e larta po vazhdojnë të krijojnë presion të madh mbi bizneset dhe ekonominë në vend. Ekspertët paralajmërojnë se ndërprerjet e shpeshta, pa paralajmërim, dhe varësia nga importi po shkaktojnë humbje serioze, sidomos në sektorin prodhues.

Sipas vlerësimeve, rreziku për një rritje të re të çmimit të energjisë mbetet i lartë, për shkak të kërkesës së shtuar dhe importeve të mëdha, ndërsa mungojnë investimet në kapacitete të reja prodhuese dhe burime të ripërtritshme.

Eksperti financiar Kushtrim Ajvazi thotë se bizneset po përballen me pasoja të rënda nga mungesa e stabilitetit energjetik dhe kostot e larta të furnizimit.

“Është një situatë shqetësuese për bizneset që po ballafaqohen me këtë situatë sepse humbjet janë të pariparueshme, dmth ka ndërprerje të energjisë elektrike pa paralajmërim dhe sidomos te sektori prodhues, kjo është një kosto shumë e madhe e humbjes së materialeve të lëndëve të para që janë në procese të cilat ndoshta duhet edhe të gjuhen. Por përveç asaj bizneset po paguajnë shumë shtrenjtë për energjinë elektrike, tash jemi edhe në mungesë”, thotë ai.

Ajvazi thekson se situata është bërë edhe më e vështirë pasi bizneset po përballen njëkohësisht me mungesë të energjisë dhe çmime shumë të larta, duke e vënë në pikëpyetje vazhdimësinë normale të punës.

“Unë kam thënë se a më mirë me mbet në mungesë të energjisë, apo me çmime të larta? Ndoshta më mirë me mbet me çmime të larta. Te na fatkeqësisht po ndodhin të dyjat. Edhe jemi duke paguar cmime dy-trefish më të larta dhe ka pasë realisht ndërprerjeje të energjisë ka pasë edhe te bizneset që kanë qenë në tregun e lirë. Por fatmirësisht ajo situatë nuk është, ndërsa te bizneset tjera situata në vend nuk duket të jetë e mirë në situatën aktuale me të cilën po ballafaqohemi. kjo varet sa zgjat mungesa e energjisë elektrike”, u shpreh ai, duke shtuar se mungesa e planeve strategjike e bën të paqartë të ardhmen energjetike të vendit.

Sipas tij, mungesa e planit vjetor të bilancit të energjisë dhe varësia nga importi po e rrisin rrezikun për shtrenjtim të mëtejmë të energjisë elektrike.

“Situata nuk është e mirë, po shpresojmë që do të rregullohet. Nuk po shihet që do të rregullohet, sepse nuk kemi asgjë ende. nuk kemi as planin e prodhimit e as planin vjetor të bilancit të energjisë për vitin 2026, jemi në fund të janarit. Në vitin e kaluar është aprovuar plani i 2025-ës, në nëntor të vitit 2025, dmth pa kalu viti. Tash nuk kemi ende. Ajo çka po shihet e çka dimë, është se po do të kemi prapë rritje të çmimit të energjisë elektrike ndoshta nga fillimi i muajit prill, sepse importi është jashtëzakonisht shumë i lartë. Kërkesa në anën tjetër është shumë e madhe, dhe e vetmja formë do të jetë rritja e çmimit”, nënvizoi ai.

Nga ana tjetër, profesori i energjetikës Vezir Rexhepi shpjegon se gjatë dimrit kërkesa për energji elektrike rritet ndjeshëm, ndërsa sistemi elektroenergjetik i Kosovës përballet me vështirësi serioze në prodhim dhe furnizim të qëndrueshëm.

“Faktikisht kërkesa gjatë dimrit është shumë e lartë për energji elektrike e kalon gati dyfishin e kërkesës gjatë periudhës verore edhe në këtë kohë, për fat të keq në vendin tonë ka probleme që e përcjellin edhe prodhimin e përcjellin nganjëherë edhe transmetimin dhe furnizimin e qëndrueshëm të energjisë elektrike të konsumatorëve e në këtë rast mund të themi që ditëve të fundit ka pasur problematika të ndryshme që janë lidh edhe me gjenerimin. Pra faktikisht me Korporatën e Energjisë Elektrike të Kosovës edhe KESCO si furnizues për energji elektrike në Kosovë faktikisht kontratën e ka me prodhimin e energjisë që prodhohet në KEK, pra termocentrali Kosova A dhe Kosova B janë përballur disa herë me problematika me rënie të blloqeve sepse e kanë një vjetërsua të konsiderueshme operimi të tyre dhe nuk janë të besueshme dhe të qëndrueshme në prodhim të vazhdueshëm të energjisë elektrike dhe nganjëherë reduktimet janë të detyrueshme për shkak të këtyre problematikave që e përcjellin systemin elektro energjetik të Kosovës”, tha ai.

Rexhepi shton se reduktimet e energjisë janë të pashmangshme në këto rrethana dhe se ndikimi i tyre në ekonomi është i drejtpërdrejtë.

“Reduktimet e tilla ndikojnë shumë në ekonominë edhe biznesore në kompanitë prodhuese dhe shërbyese gjitha këto sepse ato e kanë një kontinutet prodhimi dhe nëse vërtetë në atë periudhë kohore gjatë punës se tyre sidomos të prodhimit ka ndërperje tq energjisë elektrike ato I sjellin shumë kokçarje dhe faktikisht sjellin dëme ekonomike të konsiderueshme dhe shpresojmë që në të ardhmen në një farë mënyre apo tjetër të ketë me të mirë për prodhim të energjisë elektrike’’, ka thënë ai.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës