KQZ thjeshton procedurat e votimit për moshat mbi 80 vjeç, nuk kërkohet certifikatë mjekësore

  • Lajme
  • December 16, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të lehtësojë procedurat për votuesit e moshuar mbi moshën 80 vjeç, të cilët kërkojnë të votojnë përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve. Sipas këtij vendimi, ata nuk do të obligohen më të paraqesin certifikatë të paaftësisë apo diagnozë mjekësore gjatë procesit të regjistrimit si votues me nevoja të veçanta.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se pas këtij ndryshimi, aplikimi për regjistrim do të mund të realizohet vetëm me dokument të vlefshëm identifikimi dhe një fotografi të votuesit duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

Megjithatë, lidhur me këtë vendim janë shprehur edhe shqetësime për administrimin e procesit. Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ, Besnik Buzhala, ka theksuar se sekretariati ka frikë nga tejkalimi i kapaciteteve të fletëvotimeve rezervë.

“Çka është frika e sekretariatit këtu, në rast që kemi numër të madh të votuesve të cilëve ua largojmë këtë kriter, mundet me cenu numrin e fletëvotimeve që ne i kemi më dispozicion. Që i bie që nëse numri i fletëvotimeve rezervë harxhohet, ne duhet me i marrë fletëvotime prej dengjeve të rregullta të vendvotimeve. Është lehtësi gjithëpërfshirja, por është edhe vështirësi administrimi i këtij procesi”, tha ai.

Nga ana tjetër, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, vlerësoi se ndryshimi është i pranueshëm për sa kohë që respektohen obligimet ligjore dhe institucionale.

“Mendoj që nuk ka diçka të keqe anashkalimi i rregullores në mënyrë që të sigurohet gjithëpërfshirja e qytetarëve, por pa i anashkaluar të drejtat dhe obligimet si të institucioneve ashtu edhe të qytetarëve që kanë”, tha ai.

Edhe anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi, ka deklaruar se e mbështet një vendim të tillë.

Sipas listës votuese të certifikuar nga KQZ-ja, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi moshën 80 vjeç arrin në 48 mijë e 977 votues. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës