KQZ-ja miraton rekomandimet, hapet rruga për ndryshime në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme

  • Lajme
  • February 25, 2026

Pas analizës së zgjedhjeve lokale dhe atyre të parakohshme parlamentare të vitit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë dritën jeshile për konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga punëtoria për mësimet e nxëna, duke hapur mundësinë për ndryshime të mundshme në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe në Ligjin për financimin e subjekteve politike.

Anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi, tha se në parim i mbështet rekomandimet, por shprehu rezerva për disa prej tyre, sidomos për një rekomandim që kërkon ndryshime kushtetuese.

“Në fakt parimisht mbështes rekomandimet për të cilat ne që së bashku kemi punuar për me ardhë në këto përfundime. Kam disa rezerva në nja tri çështje të cilat faktikisht i konsideroj ndoshta që nuk janë në domenin tonë. E para, kemi një rekomandim i cili kërkon ndryshime kushtetuese, për çka po besoj që është jashtë domenit tonë dhe i përket ligjvënësve me vendosë. Dhe ne e dimë që Parlamenti i Kosovës nuk ka mujt me ndryshu Ligjin për Zgjedhje Lokale, mos të flasim me hy në ndryshime kushtetuese ku i referohet kërkesës që fletëvotimet të jenë në 6-vjet e jo nga 30 në 45 sa është kushtetuta aktualisht. Çështja tjetër është te numri i kandidatëve në listë. Edhe kjo po besoj që ne jemi organ i cili administron procesin zgjedhor dhe ju përket subjekteve politike. Ato janë aktorët kryesorë në proces zgjedhor dhe vendosin nëse dojnë të kenë 10 kandidatë, pesë apo një. Nuk mund të paragjykojmë, kam rezervë në këtë rekomandim”, tha ai.

Nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, anëtari Sami Kurteshi theksoi se KQZ-ja ka për detyrë të japë rekomandime, pavarësisht nëse ato janë obligative.

“I kemi pasë mundësitë me diskutu relativisht gjatë rreth këtyre çështjeve dhe mos me u pajtu dhe me u pajtu, dhe kjo ka qenë e mirë, por unë mendoj që janë nxjerrë disa rekomandime të mira. Ndoshta në nuanca nuk pajtohemi. Ne si trup profesional e kemi për detyrë me bë rekomandime. Një, domethënë, i bëjmë rekomandimet për jashtë sepse për brenda, ndryshimin e rregulloreve ne e bëjmë nëse pajtohemi edhe e bëjmë lehtë, s’duhet me pyet askënd. Por ne si trup profesional, edhe çdo trup profesionale e ka për detyrë me bë rekomandim. Rekomandimi është jo obligativ. A ta marrin rekomandimet? Natyrisht që i bëjmë me sqarime dhe arsyetime, qofshin ato ligjore, qofshin kushtetuese. Nuk pritet prej askujt tjetër me bë rekomandim ashtu qysh bën trupa profesionale që ballafaqohet me zbatimin e ligjit edhe të kushtetutës edhe të rregulloreve”.

Anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sami Hamiti, tha se secili rekomandim do të rishqyrtohet para procedimit, përfshirë edhe ato që lidhen me afatet dhe ndryshimet e mundshme kushtetuese.

“Ne do ta diskutojmë në planin e punës edhe sigurisht do të shkojnë si rekomandime. Për anën tjetër, a do të ndërrohet, a do të bjerë prej 10-shit në 5-she, në 3-she, edhe tjetrën 60-ditësh, unë po ju rikujtoj që në një grup punues që kemi punuar për reformën zgjedhore, shumica jemi këtu. Këtë propozim e kemi pasë prej misionit vëzhgues të BE-së, pavarësisht u pa që s’ekziston një momentum me hy në ndryshim kushtetues, po që është nevojë me u bë. Edhe ky rekomandim shkon që nëse ka mundësi të bëhet, se dihet që pa ndryshim kushtetues atëherë u pa që s’do të jetë mundësia atje edhe që u pa që s’ashtë praktike”, tha ai.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesi serb ngriti shqetësimin se Ligji për zgjedhjet e përgjithshme nuk e trajton qartë çështjen e vendeve të rezervuara, duke theksuar se nuk specifikohet kujt i takojnë ato dhe kush bën verifikimin.

Ai paralajmëroi se në çdo palë zgjedhje ka grupe të interesuara për t’i keqpërdorur këto ulëse, duke apeluar që brenda sekretariatit të gjendet një zgjidhje dhe të ofrohen sugjerime për mënyrën e verifikimit të përfituesve.

Më pas, Sami Hamiti e kritikoi përfaqësuesin serb për mungesën në punëtori, duke theksuar se këto çështje janë trajtuar aty. Përfaqësuesi serb u arsyetua se synimi i tij është që në zgjedhjet e ardhshme të shmanget përsëritja e këtij problemi, duke shtuar se ekzistojnë mënyra për identifikimin e përmasave të pakicave përmes rezultateve të regjistrimit të popullsisë.

Në të njëjtën mbledhje u shty miratimi i rekomandimit për ndarjen e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2026. Sipas drejtorit të Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala, buxheti mbetet rreth 4.8 milionë euro, i njëjtë me atë të vitit të kaluar.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës