Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar procesin e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ-ja miratoi akreditimin e grupit të katërt të vëzhguesve, i cili përfshin gjithsej 18 mijë e 233 persona që do të monitorojnë procesin zgjedhor për Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, KQZ bëri të ditur edhe listën e subjekteve politike që janë pjesë e këtij procesi zgjedhor.
Subjektet politike:
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 4,411 vëzhgues.
Iniciativa Qytetare Për Kosovë – 11 vëzhgues;
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 75 vëzhgues;
KOALICIJA VAKAT – 766 vëzhgues;
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – 180 vëzhgues;
INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 186 vëzhgues;
PSA – 68 vëzhgues;
SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 174 vëzhgues;
SRPSKA LISTA – 342 vëzhgues;
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 37 vëzhgues;
AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – 2,969 vëzhgues;
KOSOVSKI SAVEZ – 6 vëzhgues;
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 3,636 vëzhgues;
PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE – 23 vëzhgues;
NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA – 185 vëzhgues;
Lëvizja VETËVENDOSJE! – 4,296 vëzhgues;
PAI – PDAK – LPB – 93 vëzhgues;
KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP – 156 vëzhgues;
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 4,411 vëzhgues.







