Shorti i Play-Offit për Kupën e Botës 2026 ka zbuluar sfidat që do të përballet kombëtarja e Kosovës në rrugën drejt Botërorit.
Kosova do të luajë gjysmëfinalen në transfertë ndaj Sllovakisë, një ndeshje vendimtare që përcakton mundësinë për të shkuar në finale. Kjo përballje konsiderohet sfiduese dhe do të kërkojë maksimumin nga lojtarët për të siguruar kualifikimin.
Në rast të fitores, finalja e Play-Offit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kosova do të ndeshet me fituesin e përballjes Turqi – Rumani.
Ky skenar ofron një mundësi historike për tifozët kosovarë që të shohin kombëtaren e tyre në një nga ndeshjet më të rëndësishme që nga pranimi në arenat më të mëdha të futbollit botëror. /Gjurmuesi/








