Konjufca: Sa më i fortë koordinimi Kosovë-Shqipëri, aq më e sigurt rruga drejt BE-së

Vizita e ministres së Jashtme të Shqipërisë në Prishtinë u shoqërua me mesazhe të forta për unitet politik dhe bashkëpunim të thelluar mes dy vendeve. Kryediplomati kosovar theksoi se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë tejkalojnë formatin klasik të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Glauk Konjufca u shpreh i nderuar me vizitën e homologes së tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali – të cilën gjatë konferencës për media e quajti edhe mike.

Para mediave, Konjufca tha se takimet me homologët nga Shqipëria nuk janë si ato tipike bilaterale, pasi, siç tha ai, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë të pres sot ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, miken time Elisa. Takimet me homologët nga Shqipëria nuk janë si takimet tipike bilaterale, sepse ne, ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën”, tha Konjufca.

Këto takime, kryediplomati i quajti vëllazërore.

“Vendet tona janë shumë më tepër se kaq dhe takimet tona janë takime vëllazërore, takime mes shteteve të të njëjtit komb, që ndajnë fatin e përbashkët historik dhe politik. Sot, kur flasim për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk flasim vetëm për marrëdhënie ndërqeveritare, por për përgjegjësinë e dy shteteve që i përkasin të njëjtit komb për ta përfaqësuar atë me dinjitet dhe me vizion të qartë evropian”.

Ministri Konjufca bëri të ditur se me Spiropalin kanë diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes të dyja vendeve.

“Diskutuam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për koordinim të plotë në politikën e jashtme. Shumë punë që kanë ndërlidhur fort republikat tona janë bërë gjatë mandatit të qeverive tona dhe shumë të tjera presin të bëhen gjatë këtij mandati. Mirënjohës për mbështetjen që Shqipëria ia ka ofruar Kosovës, si në shtetndërtimin tonë, ashtu edhe në përfaqësimin e interesit tonë në arenën ndërkombëtare”.

Në fund, ai theksoi se perspektiva e dy vendeve mbetet e përbashkët.

“E ardhmja jonë, si e kaluara jonë, do të jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë të jetë koordinimi ynë, aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt bashkimit evropian”, u shpreh kryediplomati.

  • Të ngjashme:

    Samsung fiton çështjen gjyqësore kundër TCL për në Gjermani për reklamimin e televizorëve “QLED”
    • March 10, 2026

    Një përplasje ligjore mes dy prodhuesve të mëdhenj të teknologjisë është zhvilluar së fundmi në Gjermani, ku Samsung Electronics ka arritur të fitojë një proces gjyqësor ndaj kompanisë TCL. Çështja…

    Vazhdo lëximin...
    Osmani në pritje të Kushtetueses për caktimin e datës së zgjedhjeve
    • March 9, 2026

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen. Kjo u bë e ditur nga…

    Vazhdo lëximin...

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës