Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën

Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian ka njoftuar Asociacionin e Komunave të Kosovës se në opinionin e tij më të fundit lidhur me Paketën e Zgjerimit të BE-së 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë është marrë vendimi që në dokumentet dhe komunikimet publike të mos përdoret më emërtimi “Kosovë” me asteriks*, por thjesht “Kosovë”.

Sipas njoftimit të publikuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës në Facebook, ky vendim do të vlejë për të gjitha dokumentet dhe komunikimet zyrtare të Komitetit të Rajoneve. Me këtë hap, ky institucion harmonizon qasjen e tij me qëndrimin e Parlamentit Evropian, i cili tashmë përdor emërtimin “Kosovë” pa asteriks në dokumentet e tij zyrtare.

Në të njëjtin opinion, Komiteti i Rajoneve ka bërë thirrje edhe për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në komunat dhe qytetarët e vendit.

“Ky paraqet një zhvillim shumë të rëndësishëm politik dhe institucional për Kosovën në nivel evropian. Komiteti i Rajoneve vlerëson gjithashtu organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë në vitin 2025, duke theksuar se pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve ka forcuar legjitimitetin e institucioneve komunale dhe funksionimin e demokracisë lokale. Në opinion theksohet se, me rikthimin e pjesëmarrjes demokratike në nivel lokal, arsyet fillestare për vendosjen e masave të BE-së ndaj Kosovës nuk qëndrojnë më, dhe për këtë arsye Komisioni Evropian ftohet që t’i heqë ato sa më parë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka luajtur një rol aktiv në promovimin e rolit të pushtetit lokal në proceset evropiane dhe në ngritjen e çështjeve që lidhen me komunat e Kosovës në institucionet e Bashkimit Evropian.

“Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me Komitetin e Rajoneve të BE-së, rrjetet evropiane të qeverisjes lokale dhe partnerët ndërkombëtarë, AKK ka kontribuar në:

promovimin e rolit të komunave në procesin e integrimit evropian të Kosovës;

informimin e partnerëve evropianë për ndikimin që masat e BE-së kanë pasur në komunat dhe qytetarët e Kosovës;

forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave të Kosovës dhe institucioneve evropiane.

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë aktive për forcimin e rolit të komunave në procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe për përfaqësimin e interesave të pushtetit lokal në institucionet evropiane.

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, e ka vlerësuar këtë zhvillim si një lajm shumë të rëndësishëm për Kosovën.

“Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe për komunat tona. Është shumë inkurajuese që institucionet evropiane po e njohin rolin e pushtetit lokal dhe ndikimin që vendimet e tyre kanë në jetën e qytetarëve në nivel lokal. Po ashtu, rekomandimi për përdorimin e emrit ‘Kosovë’ pa asteriks është një zhvillim shumë i rëndësishëm në trajtimin institucional të Kosovës në nivel evropian”.

Të ngjashme:

KQZ pezullon AKR-në për mosmbajtjen e kuvendit zgjedhor brenda afatit ligjor
  • March 12, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e aktivitetit të partisë politike Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi kjo parti nuk ka organizuar kuvendin zgjedhor brenda afatit të…

Vazhdo lëximin...
Rrëshqitje dheu në Etiopi, të paktën 52 persona humbin jetën
  • March 12, 2026

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Etiopisë, ku një rrëshqitje e madhe dheu ka shkaktuar humbje të shumta jetësh. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se ekipet e…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën

  • March 12, 2026
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën

KQZ pezullon AKR-në për mosmbajtjen e kuvendit zgjedhor brenda afatit ligjor

  • March 12, 2026
KQZ pezullon AKR-në për mosmbajtjen e kuvendit zgjedhor brenda afatit ligjor

Rrëshqitje dheu në Etiopi, të paktën 52 persona humbin jetën

  • March 12, 2026
Rrëshqitje dheu në Etiopi, të paktën 52 persona humbin jetën

KQZ miraton planin e punës dhe planin e prokurimit për vitin 2026

  • March 12, 2026
KQZ miraton planin e punës dhe planin e prokurimit për vitin 2026

Haxhiu takon ambasadorin zviceran, thekson rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë–Zvicër

  • March 12, 2026
Haxhiu takon ambasadorin zviceran, thekson rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë–Zvicër

Biblioteka Kombëtare ruan mbi 3300 libra dhe dorëshkrime orientale të rralla

  • March 12, 2026
Biblioteka Kombëtare ruan mbi 3300 libra dhe dorëshkrime orientale të rralla