Komisioni për Arsim miraton fushëveprimin

  • Lajme
  • February 24, 2026

Pas diskutimeve mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji ka miratuar fushëveprimin e tij, duke hapur debat për prioritetet kryesore dhe rolin mbikëqyrës në të gjitha nivelet e sistemit arsimor.

Gjatë mbledhjes u paraqitën propozime konkrete për zgjerimin e mbikëqyrjes institucionale, përfshirë institucionet shkencore, arsimin parauniversitar dhe atë të lartë, si dhe çështje që lidhen me zhvillimet teknologjike dhe inteligjencën artificiale.

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, propozoi që në fushëveprim të përfshihet edhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjshmërisë në disa institucione shkencore, konkretisht në Institutin e Historisë, Institutin Albanologjik dhe Institutin e Pedagogjisë.

“Propozoja futjen e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjshmërisë në disa institucione tjera shkencore, për Institutin e Historisë, Institutin Albanologjik dhe Institutin e Pedagogjisë”, tha ai.

Anëtarja e Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, theksoi se komisioni edhe në të kaluarën ka zhvilluar aktivitete që nuk kanë qenë të specifikuara qartë në fushëveprim.

“Ne mund të kryejmë aktivitete edhe mbikëqyrje edhe jashtë asaj që është specifikuar. Propozimi im është që të mos ngarkohet veprimtaria më shumë se sa është cekur”, tha ajo.

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, u shpreh se ndonëse vendi ka një qeveri të re, ende mungon një program i qartë për fushën e arsimit. Ai propozoi takim paraprak me ministrin për të diskutuar prioritetet, si dhe kërkoi dialog me drejtoritë komunale të arsimit.

Sipas tij, një ndër sfidat kryesore të mandatit do të jetë inteligjenca artificiale dhe zhvillimi teknologjik.

“Ne kemi një qeveri të re e cila është mbështetur në Kuvend të Kosovës, por nuk kemi edhe një program se cila është qasja në fushën e arsimit. Do të ishte mirë se para se të vijë programi i qeverisë në Kuvend ta kemi një takim me ministrin se çfarë integron në programin e tij të punës (për fushën e arsimit). Do të ishte mirë që të kemi një dialog paraprak. Së dyti, i kemi pushtetet komunale, i kemi drejtoritë e komunave, do të ishte mirë se çfarë prioritete kanë drejtoritë e arsimit në të gjitha komunat e Kosovës. Shqetësimi im serioz është se ne kemi një mandat me të vështirë dhe kjo ka të bëjë me inteligjencën artificiale, teknologjinë”, tha Hoxhaj.

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Sala Jashari, kërkoi funksionalizimin e Këshillit Shtetëror të Arsimit Parauniversitar.

Nga ana tjetër, anëtari i Lista Serbe në këtë komision, Nemanja Bisevaq, deklaroi se mbikëqyrja e arsimit të lartë në veri është çështje që lidhet me dialogun.

“Konsideroj se kjo është çështje e dialogut dhe se është një nga kompetencat e komisionit të përbashkët të ardhshëm. Prandaj mendoj se ne nuk duhet të merremi me këtë dhe se kjo është çështje e tyre”, tha ai.

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, propozoi që në fushëveprim të përfshihet më qartë arsimi fillor dhe parashkollor, si dhe të përmendet në mënyrë eksplicite universiteti në kuadër të arsimit të lartë.

Ajo kërkoi rritje të mbikëqyrjes ndaj universiteteve, prioritet për agjendën evropiane, digjitalizimin dhe arsimin tërëditor, si dhe vëmendje ndaj hartimit të kurrikulave.

“Të shtojmë arsimin fillor dhe parashkollor, përkundër faktit që mbulohet nga komuna. Si komision t’i kemi ndërlidhshmërinë dhe t’i njohim problemet e arsimit fillor dhe parashkollor. Fjala universitet mungon kur flasim për arsimin e lartë, propozoj të përmendet dhe ne duhet ta rrisim mbikëqyrjen për fushëveprimtarinë e universiteteve. Tema si agjenda evropiane dhe harmonizimi me to të jetë diçka prioritare dhe të ushtrojmë presion që tema si digjitalizimi i arsimit tërëditor të bëhemi motor i kërkesës së llogaridhënies për implementimin dhe imponimin e këtyre temave. Të marrim pikëpamje edhe për kurrikulën dhe synimet dhe hartimi i kurrikulave të bëhet për arsim tërëditor”, tha ajo.

Në replikë, deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se temat e arsimit nuk duhet të ndërlidhen me dialogun.

“Nuk ka të bëjë fare me dialog dhe unë si deputet mund ta monitoroj dhe ta mbikëqyr, e unë e shoh që temat e arsimit dhe dijes nuk duhet të jenë tema të një debati të një politike ditore, sepse në fund të ditës të gjithë janë qytetarë të Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës